Një gjendje e kthyeshme e organizmit kur nuk tregon shenja të dukshme të jetës dhe kur aktiviteti i tij metabolik bëhet i vështirë per tu matur. Ai nxitet nga kushte të pafavorshme mjedisore, si temperatura e lartë ose e ulët, oksigjeni i reduktuar (anoksibioza), ose thatësira (ahidrobioza).
Për shembull, tardigradët janë në gjendje të pezullojnë metabolizmin e tyre dhe të bien në kriptobiosis për gati 10 vjet. Kjo përshtatje u lejon atyre të mbijetojnë në kushte ekstreme të temperaturës, presionit, dehidrimit , madje dhe rrezatimit.