Oshilimi i Atlantikut të Veriut (NAO)

NAO është lëkundje hemisferike meridionale në masë atmosferike me qendra të veprimit pranë Islandës dhe mbi Atlantikun subtropikal. Ajo ka dy faza: pozitive dhe negative.

Faza pozitive e NAO reflekton lartësi dhe presion nën-normalen përgjatë lartësive më të mëdha të Atlantikut të Veriut dhe lartësi dhe presionin mbi-normalen në Atlantikun-Verior në qëndër, pjesën lindore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore.

Erërat nga perëndimi mbizotërojnë, duke sjellë me vete ajër të ngrohtë, ndërsa pozicioni i rrymës Jet mundëson stuhi më të forta dhe më të shpeshta gjatë udhëtimit nëpër Atlantik

Këto pasohen nga kushtet e lehta te dimrit të stuhishem dhe të lagësht në Evropën veriore dhe SHBA-në lindore. Anasjelltas, Kanadaja veriore, Grenlanda dhe Evropa Jugore janë të prirur për kushtet e dimrit të ftohtë dhe të thatë.

Faza negative pasqyron një model të kundërt të anomalive të lartësisë dhe presionit mbi këto rajone, gjë që rezulton në ndryshime në temperaturën dhe modelet e reshjeve që shpesh shtrihen nga Amerika Lindore e Veriut deri në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Erërat nga lindja dhe veri-lindja janë më të shpeshta, duke sjellë me vete ajër të ftohtë, ndërsa pozicioni i rregulluar i rrymës Jet çon në stuhi më të dobëta dhe më pak të shpeshta.

Si rezultat, Evropa dhe SHBA-ja kanë më shumë gjasa të përjetojnë dimër të ftohtë, të qetë dhe të thatë. Në të kundërt, Kanadaja e veriut dhe Groenlanda do të kenë dimer të butë dhe të lagësht.

Open Source Systems, Science and Solutions ossfoundation.us

Polarpedia terms are created by EDU-ARCTIC Consortium, which holds responsibility for quality of translations in following languages: Polish, French, Danish, Norwegian, German, Russian, Italian, unless indicated otherwise. If you see an error - please contact us: edukacja@igf.edu.pl.
European Union flag This project (EDU-ARCTIC) has received funding from the European Union’s Horizon 2020 research and innovation programme under grant agreement No 710240. The content of the website is the sole responsibility of the Consortium and it does not represent the opinion of the European Commission, and the Commission is not responsible for any use that might be made of information contained.
Designed & hosted by American Systems Sp. z o.o.