Rreth Polarpedia
Polarpedia – një enciklopedi online e Arktikut
Polarpedia – është një enciklopedi online falas në internet mbi kërkimet polare. Ajo është një mjet i programit edukativ Edu Arktik i aksesueshëm pa regjistrim dhe një bazë dijesh për Arktikun, me më shumë se 500 terma të përkthyera në 16 gjuhë kombëtare europiane.
Polarpedia përmban foto, grafikë, lojëra dhe video. Ajo është e ndarë në nëntë kategori:
- Akull dhe Borë
- Klima dhe Moti
- Bimët dhe Kafshët
- Toka dhe Gjeologjia
- Atmosfera
- Burimet e Ujit
- Hapësira
- Njerëzit dhe Shoqëria
- Vendet dhe Historitë
Një pjesë e rëndësishme e Polarpedias, Lojërat dhe Kuicet, pyetësorë, përmbajnë burime edukative për mësuesit dhe studentët në formë të lojërave online, kuice, pazella, eksperimente dhe propozime të punës në grup.
Enciklopedia shumëgjuhëshe në Internet për shkollat
Polarpedia është një enciklopedi online që përmban një fjalor të termave shkencorë në gjuhët evropiane: anglisht, polonisht, danisht, norvegjeze, frëngjisht, rumune, bullgare, italiane, greke, ruse, shqipe, kroate, serbe, maqedonase, gjermanisht dhe islandeze.
Ajo ndihmon mësuesit dhe studentët të përgatiten për pjesëmarrjen e tyre online duke dhënë shpjegime të shkurtra të termave shkencorë të përdorur nga hulumtuesit që kryejnë online.
Objektivi i Polarpedias u mundëson mësuesve dhe studentëve një mbështetje në fushën e edukimit për të thjeshtësuar punën e tyre në çështje shkencore si dhe për të zhvilluar aftësitë komunikuese në gjuhën angleze.