Termosfera
Termosfera është shtresa e atmosferës së Tokës që fillon përafërsisht 80 km mbi sipërfaqen e Tokës, ku temperatura rritet me rritjen e lartësisë. Rritja e temperaturës është shkaktuar nga thithja e rrezatimit UV nga dielli, si dhe nga proceset kimike të shkaktuara nga absorbimi UV (jonizim, disocim), që është një burim shtesës së nxehtësisë. Termosfera përfundon me zonën termopauzë të atmosferës së Tokës, ku temperatura nuk rritet me rritjen e lartësisë. Aurorat ndodhin në termosferë.