Dhelpra e Artikut
Dhelpra e Artikut (Vulpes lagopus) e njohur edhe si “dhelpra polare” jeton në tundrën e Arktikut të Eurazisë dhe Amerikës së Veriut, Islandës, Grenlandës dhe Svalbardit, si dhe ishujt jashtë brigjeve veriore të Siberisë dhe Kanadasë.
Në verë, ka gezof të hollë kafe, kafe të errët ose të verdhë, dhe në dimer është e trashë dhe e bardhë. Ngjyra e gezofit lejon që ajo të jetë e kamufluar kundër grabitqarëve (arinjve polare, ujqërve, shqiponjave të arta), por uria gjatë dimrit ka të ngjarë të jetë shkaku kryesor i vdekshmërisë.
Dhelprat polare jetojnë në strofulla të mëdha me më shumë se një hyrje, e cila mund të jetë në përdorim për disa vjet. Ndonjëherë dhelprat e reja jo-mbarështuese (kryesisht femra) mund të jetojnë në të njëjtën stfrofull, dhe të ndihmojnë për të rritur kelyshet. Në dimër, strofulla mund të bëhet brenda një pirgu dëbore. Sezoni i shumimit zhvillohet nga shkurti deri në prill. Kelyshet lindin në një shpellë në maj ose qershor.
Në verë dhe në vjeshtë, dhelprat polare ruajnë ushqim shtesë nën gurë në gropën e tyre ose edhe në vrima të gërmuara në akull. Ushqimi shtesë përdoret gjatë dimrit, kur ushqimi është i pakët.
Dhelprat Arktike jetojnë mesatarisht 3-4 vjet (në Svalbard jetëgjatësia më e gjatë e regjistruar për dhelpra ishte 16 vjeç).
Fakte interesante:
Studimet gjenetike tregojnë se ka një kontakt të rëndësishëm midis popullatave të ndara të dhelprave polare. Është hipotizuar se ata mund të përdorin akullin e detit për të lëvizur nëpër distanca të gjata në të gjithë Arktikun.
Ndër kërcënimet e shumta për Dhelprat e Arktikut ekziston shkelja veriore e dhelpës më të madhe dhe më agresive për shkak të ndryshimeve klimatike. Mund të jetë një rival i konsiderueshëm për dhelpra polare në habitatin tradicional të Arktikut.