Zhdukja masive
Një ngjarje kur të paktën gjysma e të gjitha gjallesave vdesin në një kohë relativisht të shkurtër. Këto ngjarje e lënë Tokën të gatshme për ndryshimet evolucionare, ndërsa gjallesa te reja zhvillohen për të marrë vendet e atyre që u zhdukën.
Shkencëtarët kanë zbuluar të paktën pesë zhdukje masive të ndryshme, të referuara si Big 5 (5 te medhate), mbi historinë kur diku midis 50 dhe 75% të gjallesave kanë humbur.
- Ordovician – SIrurian (439 milion vjet më parë)
- Devonian i vonshëm (364 milionë vjet më parë)
- Permian-triassic (251 milion vjet më parë)
- Triassic-Jurassic (midis 199 dhe 214 milion vjet më parë)
- Kretak – Paleogjen (65 milion vjet më parë)
Shkaqet kryesore të identifikuara ishin: ciklet akullnajore në Tokë dhe ndryshimet korresponduese në nivelin e detit, ndryshimet në kimi dhe qarkullimin atmosferik dhe oqeanik, ulja e niveleve të oksigjenit në oqean, aktiviteti i vullkanit, ndikimi i asteroidit, ndryshimi i klimës.